Për çdo film të prodhuar vitet e fundit nga Clint Eastwood thuhet se me gjasë do të jetë i fundit, për shkak të moshës së tij, por në fakt katër herë fituesi i çmimit Oscar demonstron gjithmonë të kundërtën.
Madje filmin e tij më të fundit “The Mule”, e ka përfunduar më herët se afatet, i njohur tashmë si standardi Eastwood. Në kinematë amerikane do të dalë më 14 Dhjetor.
Bazuar në një ngjarje të vërtetë, filmi tregon historinë e Earl Stone, interpretuar nga Eastwood, një 80-vjeçar i vetmuar, i mbetur trokë pas mbylljes së biznesit, që detyrohet të bëjë transportuesin e drogës për një kartel meksikan.
Ngarkesat sa vinin dhe rriteshin, deri sa tërheqin vëmendjen e një agjenti të DEA-s, Colin Bates interpretuar nga Bradley Cooper.
Filmi pritet të ketë të njëjtin sukses si Gran Torino në 2008, i cili fitoi 148 milionë dollarë, duke demonstruar për se Eastwood nuk di të ndalet dhe se mosha është thjesht një numër; 88.
/b.d