Kur në vitin 2016 britanikët votuan në referendumin për Brexit, askush nuk kishte folur gjatë fushatës elektorlae për rrezikun e një marrëveshjeje të munguar me BE-në, deklaroi sot kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan gjatë një manifestimi.
“Nuk po kërkojmë një referendum të dytë apo të tretë. Këtu po themi se pjesa më e madhe e premtimeve nuk janë mbajtur. Askush nuk foli atëhere për një Brexit të keq apo për një mosarritje marrëveshjeje”, shtoi ai.
”Në këto rrethana është më demokratike për t’u dhënë britanikëve të drejtën për të thënë nëse pranojnë apo jo rezultatin e negociatave mes qeverisë dhe BE-së”, theksoi Khan.
Për manifestimin e zhvilluar sot nuk ka ende të dhëna për pjesëmarrjen, ndërkohë që flitet për një numër të madh qytetarësh. Burimet flasin për një pjesëmarrje nga 250 mijë persona deri në gjysmë milioni.
/b.d