Gjykata ka lënë në burg reperin Stresi, i cili dyshohet si pjesë e një grupi kriminal
Prokuroria duke mbrojtur arrestimin e Stresit tha se emri i tij ka dalë gjatë hetimeve për bandën e Bajrave, ku reperi ka folur me një prej anëtarëve të bandës duke i kërkuar ndihmë për ta nxjerrë jashtë shtetit.
“Policia më ka vënë në kërkim ju lutem më ndihmoni të dal jashtë”, mësohet se ka thënë Stresi gjatë këtyre përgjimeve.
PISTOLETA
Ndonëse mendohej se Stresi i kishte mbyllur telashet me drejtësinë shqiptare me sa duket nuk ka qenë kështu. Kjo për shkak të një arme të gjetur pak javë më parë tek shkolla “Partizani”.
Policia ngriti dyshime të forta se arma i përkiste reperit dhe për këtë arsye kishte kërkuar arrestimin e tij.
Pikërisht për këtë vendim, Stresi kishte kërkuar ndihmë nga Bajrat për t’u larguar jashtë vendit.
“Më ndihmoni të iki jashtë se policia po me përgjon, se sa pashë që po më afroheshin unë e hodha armën”, ka thënë në telefonatën e bërë me një nga anëtarët e bandës Bajraj, Stresi, bisedë e përgjuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda.
Ndërkohë një tjetër armë iu gjet gjatë arrestimit në dhomën e hotelit ku ishte me një vajzë.
a.ç