Presidenti amerikan Donald Trump duket se më në fund është bindur që gazetari i zhdukur, Jamal Khashoggi, ka vdekur.
“Gazetari i zhdukur saudit Jamal Khashoggi duket se ka vdekur”, tha Trump për gazetarët, duke thënë se do të ketë pasoja “të rënda” për këdo që qëndron pas këtij krimi.
Policia turke, që po heton vrasjen e dyshuar të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i ka zgjeruar hetimet.
Zyrtarët turq thanë se trupi i tij mund të jetë hedhur në pyllin pranë konsullatës saudite në Stamboll.
Khashoggi u pa për herë të fundit të hyjë në konsullatën saudite në Stamboll të Turqisë në datën 2 tetor, por nuk është parë që të dalë prej andej. Turqia akuzon Arabinë Saudite për vrasjen e gazetarit, ndërkohë që Rijadi e ka mohuar një gjë të tillë.
a.ç