Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlűt Çavușoğlű nisi takimet me zyrtarët e lartë të shtetit sot në Tiranë.
Pritja e parë u bë në Ministrinë e Jashtme nga homologu, Ditmir Bushati.
Në përfundim të takimit, ora 10:35, të dy ministrat, Bushati dhe Çavușoğlű do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë qëndrimit do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi
Kryediplomati turk ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme, dhe gjatë një takimi me anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO), u shpreh se me kryeministrin Rama kishte marrëdhënie shumë të ngushta
“Për marrëdhëniet ekonomike do të punojmë vazhdimisht. Kemi marrëdhënie shumë të ngushta me kryeministrin e Shqipërisë dhe do të hedhim hapa të rëndësishëm për zhvillimin e projekteve të ndryshme. Kemi krijuar mekanizma të ndryshëm për ekonominë. Kemi besimin së marrëdhëniet ekonomike dypalëshe do të kenë një rritje”, tha ministri Cavusoglu.
a.ç