Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka denoncuar një rast ku sipas tij, gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS në Lezhë, një person ka tentuar të inçizojë në sallë.
Ndreu e ka quajtuar “Një Babale edhe në Lezhë”, ndërsa shkruan se e zbuloi falë instinktit të policit, që nuk e ka lënë akoma.
“Nje Babale edhe në Lezhë. Në mbledhjen e Asamblesë të PS Lezhë, një i fshehur me diktofon në dorë për të inçizuar, gjendej në llozhin e sallës.
Instikti i profesionit te policit nuk më ka lënë akoma për ata që e dyshojne !
E nxorëm jashte, me qetësinë, kulturën që na përfaqëson duke i tregu paftyrësinë e paturpësinë e tij/tyre dhe misionin e shëmtuar qe po kryente !
E turpshme!“, shkruan deputeti Ndreu
Javanews/a.ç