Hekurosja e rrobave është e bezdisshme, sidomos për materialet delikate. Por, gjithsesi, është e domosdoshme.
Nëse nuk keni shumë kohë, por duhet të vishni rroba të hekurosura e pastruara mirë, atëherë ekziston një truk i thjeshtë që nuk kërkon të shpenzoni shumë minuta për t’i hekurosur rrobat.
Më e mira e këtij truku është se nuk kushton asnjë cent.
Thjesht duke vendosur 2-3 kuba akulli në lafatriçe në temperaturë të lartë, dhe rrudhat në rroba largohen.
Por, si funksionon ky truk?
“Magjia” ndodh kur akulli shkrihet nga nxehtësia e lavatriçes dhe shndërrohet në ujë e pastaj në avull, duke e kryer të njëjtën punë që do ta kishte kryer edhe hekuri.
/b.d