Një 14-vjeçare që ra nga dritarja e shtëpisë së saj në katin e 5-të të një pallati ka humbur jetën tragjikisht pas përplasjes në trotuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Tekirdag të Turqisë. Agjencia e lajmeve “IHA” ka publikuar edhe videon e marrë nga kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonë, ku shihet qartë momenti i rënies nga lartësia i adoleshentes.
Deri më tani, rrethanat e rënies së 14-vjeçares me iniciale M.A. nga dritarja e shtëpisë nuk dihen ende. Adoleshentja u dërgua me shpejtësi në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /b.d