Gjatë fjalës së tij në aktivitetin përmbyllës të sezonit turistik i zhvilluar në Golem, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj vlerësoi shërbimin dhe transformimin në infrastrukturë të resorit ku u zhvillua aktiviteti.
Xhafaj u shpreh se Ministrja e Brendshme dhe policia kanë zbatuar me përpikmeri të gjithë planin e miratuar para sezonit turistik për rendin dhe sigurinë në plazhe. Ministri tha se për herë të parë nuk nuk u shënua asnjë incident në vijën bregdetare me mjetet ujore.
“Ky resort kaq i mrekullueshëm dhe tërësisht i ndryshuar në infrastrukturë dhe shërbim, plotësisht në standarde europiane është dëshmia më e mirë e pasionit dhe vullnetit të biznesit shqiptar për të bërë punë të mira në këtë vend. Sezoni turistik ka qenë më i suksesshmi dhe ndikon pozitivisht në ekonominë e vendit. Këto shifra janë inkurajuese dhe kanë interes për të gjithë dhe ndikojnë në Ministrinë e Turizmit. Gjithë qeveria kanë qenë mjaft të angazhuar në mbarëvajtjen e këtij sezoni. Dua të vlerësoj punën e Blendi Klosit dhe ekipit të tij të jashtëzakonshëm. Kanë bërë një punë mjaft të mirë për të na dhënë një “fytyrë” të re.
Plani i veprimit i miratuar nga kryeministri para sezonit turistik u zbatua me përpikmëri lidhur me qetësinë dhe sigurinë. Ne u zotuam me 5 angazhime konkrete të cilat janë zbatuar të gjitha me përpikmëri. Pati numër të ulët të vjedhjeve në territoret e plazheve. Ishin mbi 1000 forca policore në dispozicion të sezonit turisik. Kishte rreh 100 aksidente më pak dhe asnjë ngjarje e rëndë në plazhe. Për herë të parë nuk kemi asnjë incident në vijën bregdetare me mjetet ujore. Patëm një bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha bashkitë e vendit. Ka pasur edhe mangësi, por është koha që të reflektojmë që të bëjmë një sezon edhe më të mirë vitin e ardhshëm. Faleminderit të gjithë punonjësve të policisë të angazhuar në këtë sezon. Një falënderim dua të bëj edhe për Irfanin për këtë resort të mrekullueshëm si dhe punonjësve të këtij resorti që na mirëpriten në këtë aktivitet”- tha Xhafaj.
/b.d