Çelësi i një marrëveshje përfundimtare për Brexit qëndron në një kompromis politik britanik, u shpreh të mërkurën në mbrëmje Emmanuel Macron, sipas së cilit tashmë është radha e Theresa May-t për të ardhur me zgjidhje konkrete.
”Negociatorët shqyrtuan të gjitha skenaret e mundshme teknike. Nuk ka kompromis shtesë që duhet të ishte bërë nga pala europiane”, shtoi ai gjatë një konference shtypi pas një samiti pa rezultat mbi këtë çështje.
”Çdo ditë e më tepër pa marrëveshje rrit rrezikun e një +no-deal+ por dinamika është pozitive për shkak të vullnetit britanik për një fund të suksesshëm”, përfundoi Macron.
/b.d