Policia ka zhvilluar një aksion në Librazhd për identifikimin dhe goditjen e personave, të cilat dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike, por janë kryer gjithashtu edhe kontrolle blic për persona që lëviznin me armë. Nga ky aksion është arrestuar 1 person 6 të tjerë janë shoqëruar.
Policia ka zhvilluar kontrolle në lokale dhe akset rrugore për kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë zjarri, personave në kërkim , apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në afërësi të shkollave
Gjatë aksioni policia ka arrestuar një te ri pranë një shkolla me disa doza hashas
Sipas policise në pranga ka rënë Ardit Lleshi, 28 vjeç, banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në afërsi të një shkolle, shtetasit të lartëpërmendur në momentin e arrestimit i gjetën një sasi lënde narkotike rreth 6.22 gramë e dyshuar Canabis Sattiva, që e kishte gati për ta shitur.
Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në ambiente të tjera dhe në aksin rrugor , ku kanë shoqëruar në ambjentet e policisë për verifikim edhe 6 persona, kryesisht me preçedentë penal të mëparshëm, si dhe kanë bllokuar 2 mjete për mungesë të dokumentacioni
Javanews/a.ç