MAT- Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Bushkash ku mbeti i plagosur 50 vjeçari Gjovalin Rica. Më herët u fol për një vetëplagosje të shtetasit Gj.R. por nga hetimet e fundit të Policisë rezulton se autori i plagosjes është shtetasi Agustin Braca, 59 vjeç, banues në fshatin Stojan. I plagosuri Gjovalin Rica mban edhe postin e kryetarit të PD në Ulëz. Autori i plagosjes, Agustin Braca u kap në fshatin e tij në Stojan. Në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua arma e përdorur për plagosjen.
Sipas informacioneve të para dyshohet se plagosja ka ardhur për motive të dobëta. Gj.R. mbeti i plagosur në ambjentet e jashtme të shtëpisë në sytë të fëmijëve të tij
Të afërmit e të plagosurit kanë deklaruar se Gjovalin Rica nuk ka asnjë konflikt me asnkënd. Gjithashtu ata kanë folur për situatën e rëndë në të cilën e kanë gjetur të plagosurin Gj.R në oborrin e shtëpisë së tij. Gjovalin Rica ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
a.ç