Policia e Tiranës ka vënë në pranga Arkimed Lushajn, i njohur me emrin artistik Stresi
Mësohet se reperi i njohur është ndaluar nga policia e kryeqytetit për armëmbajtje pa leje
Ai mësohet se u kap në një hotel. Ai është kapur në një lokal në Linzë ku është gjetur dhe një sasi kokaine.
Kjo nuk është hera e parë që Stresi ndalohet nga efektivët e policisë për armëmbajtje pa leje. Në vitin 2012, ai u arrestua gjatë kohës, që po dilte nga një lokal nate, pasi me vete kishte një pistoletë pa leje.
Ndërsa në Prill të këtij viti Lushaj u arrestua pasi u kap duke konsumuar kokainë në një lokal bastesh.
a.ç