Ditën e nesërme Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të kufizojë energjinë elektrike në disa zona të Kurbinit.
Përmes një njoftimi OSHEE sqaron abonentët se për shkak të remontit në nënstacionin Laç 2, ditën e enjte do të kufizohet energjia në intervalin kohor 10:00 deri në 16:00.
Pa energji do të jenë këto zona në Kurbin: Shullaz, Fushë – Shullaz, Fushë – Milot, Milot, Mali Bardhë, Shetë, Skuraj, Mal – Milot dhe Ujësjellësi Milot, Fshatrat Dilknisht, Leftere, Selitë, Vinjollë, Daul, Skuraj, Gërnac, Gallatë.
/b.d