Nuk kishte më asgjë për të bërë për 67-vjeçarin, i cili u prek nga një sëmundje ndërsa ishte në aeroportin e Bergamos, Itali, të martën në mëngjes.
I moshuari nga Milano, ishte në terminalin e nisjes, duke pritur të hipte në një fluturim për në Bari, kur papritmas ai nisi të ndihet keq.
Pavarësisht nga nxitimi për në spital me ambulancë, dhe ndihma që ju dha menjëherë në vendin e ngjarjes 67- vjeçari nuk ja ka dalë dot mbanë.
Sipas stafit mjekësor, i moshuari kur nisi të ndjehej keq, në atë kohë ishte i shoqëruar me gruan e tij, kur pësoi arrest kardiak.
Autoritetet gjyqësore, pas autopsisë, zbuluan se shkaqet e vdekjes ishin krejtësisht natyrore dhe pas kësaj trupi ju kthye të afërmve për funeralin.
/b.d