Edhe ushqimet e shëndetshme mund të kthehen në toksike nëse e teproni me konsumimin e tyre.
Më poshtë do të gjeni të listuar disa nga ushqimet që mund të kthehen në rrezik nëse i hani më shumë seç duhet.
Spinaqi: Perimet me gjethe jeshile janë si një central ushqyes, pasi janë të pasura me lëndë të ndryshme ushqyese, si vitamina A dhe C, hekur dhe folate etj. Megjithatë, disa prej tyre, si spinaqi kanë përmbajtje të lartë në acid oksialik, përbërësi që ju jep atyre shijen paksa të hidhur të tokës. Nëse abuzoni me konsumimin e tyre, mund të keni dhimbje në stomak, tension të ulët të gjakut, të përziera, puls të dobët, madje mund të formohen edhe gurë në veshka. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jetë pjesë e dietës suaj. Duhet t’i përfshini patjetër në dietë, por në sasi të moderuar.
Arra braziliane: Konsumi i tepërt i arrave braziliane mund të shkaktojë overdozë të mineralit selen. Simptomat e saj janë dhimbje stomaku, rënie të flokëve, lodhje, diarre, flokë ose thonj të brishtë, çngjyrim të dhëmbëve, probleme me sistemin nervor, një shije metalike në gojë dhe erë shumë të keqe të saj. Nëse lihet pa trajtuar, overdoza me mineralin e selenit mund të çojë në vështirësi në frymëmarrje, probleme me veshkat, atak në zemër, dridhje etj.
Peshk tuna i konservuar: Peshku tuna përmban mërkur më shumë se çdo lloj tjetër peshku dhe teprimi me të mund të shkaktojë disa efekte anësore alarmuese, si probleme me shikimin, dëgjimin dhe të folurin, mungesë koordinimi dhe dobësi të muskujve. Në këtë rast është mirë të gjithë varietetet e “lehta”, që janë peshqit tuna të vegjël pasi kanë më pak nivele të mërkurit se peshqit tuna të mëdhenj “albakore”.
Arrëmyshk: Arrëmyshku përmban një përbërës të quajtur myristicin, që mund të çojë në helmim nëse konsumohet në doza të mëdha, Ajo mund të shkaktojë disa efekte anësore si dhimbje koke, të përziera, dobësi, madje edhe halucinacione.
Patatet: Nëse patatja është akoma jeshile apo kanë filluar t’i dalin rrënjët, hidheni atë. Patatet jeshile përmbajnë solanine, një pesticid natyral që është toksik për njerëzit nëse konsumohet në sasi të mëdha. Ajo mund të shkaktojë të vjella, diarre dhe arrest kardiak.
Ujë: Nuk jeni të sigurt? Besojeni ose jo, overdoza e ujit gjithashtu është e dëmshme për shëndetin. Konsumi i tepërt i tij mund të çojë në intoksikim të ujit. Kur konsumohen shumë lëngje, shfaqet gjendja hiponatremia, ku nivelet e sodiumit në gjak ulen shumë poshtë normales. Ajo mund të shkaktojë letargji, të vjella, konvulsion, madje mund të çojë edhe në gjendje kome ose vdekje nëse lihet pa trajtuar.
/b.d