Nxënësit e vrarë gjatë një sulmi në një kolegj teknik në Krime raportohen të kenë marrë plagë nga armë zjarri.
Komiteti hetimor rus paraqiti fillimisht vetëm pistën e shpërthimit të një pajisje të paidentifikuar.
”Aktualisht raportohen 17 të vdekur. Këqyrja paraprake e trupave dëshmon se ata janë vrarë me armë zjarri”, sqaroi në një komunikatë ky organizëm përgjegjës për çështjet kryesore penale në Rusi.
Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë shfaqin një djalë të armatosur me një pushkë që futet në godinën e kolegjit dhe trupi i tij me ”plagë të shkaktuara me armë zjarri” u gjet në vendngjarje, vijon komunikata.
/b.d