Nënkryetari i PD-së Edi Paloka shkruan se kryeministri Rama dhe kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku duhet të ishin në burg.
Përmes një statusi në rrjetin social, demokrati rikujton deklaratën e kryeministrit për ekspertizën e kryer mbi zërin e Agron/Geron Xhafajt pak ditë pasi audio-përgjimi me “Babalen” doli në skenën politike.
“Rama bëri ekspertizën e zërit të Agron Geron Xhafajt dhe vendosi që nuk ishte i tij.
Rama ka parë dhe kamerat e komisariatit të Fushë Krujës dhe vendosi që Balla dhe Rraja nuk kanë qenë në komisariat.
Rama dhe Arta Marku duhet të ishin në burg vetëm për këtë, po ndërkohë njëri është në krye të qeverise e tjetra në shërbim të tij në krye të Prokurorisë”, shkruan Paloka.
/b.d