ITALI- Një grua shqiptare është depërtuar gjatë ditës së sotme nga Italia pasi dyshohet se ka rekrutuar gra të tjera për organizatën terroriste të ISIS.
Largimi i saj vjen në kuadër të rritjes së sigurisë shtetërore dhe goditjeve të rasteve, të cilat kanë lidhje me celula të rrezikshme kriminale.
Sipas mediave italiane, shqiptarja Arta Kacabuni, jetonte në Itali që nga viti 2003 pranë Grosetos në pjesën jugore të Tosakanës. “Arta Kacabuni thuhet se ka rekrutuar gra të tjera për të përqafuar ISIS dhe për të shkuar për të luftuar në Siri, tha ministria e brendshme”, përcjell ANSA.
Ministria tha se shqiptarja ishte shpallur fajtore nga një gjykatë e Milanos që i përkiste një shoqate, e cila dyshohet se kryente rekrutime për ISIS.
a.ç