Duke nisur që nga Kombëtarja e madhe dhe duke vijuar me rradhë Shpresat dhe U-19, rezultatet që këto ekipe kanë arritur janë për tu harruar – pasi nuk kanë arritur asnjëra prej tyre që të shijojë fitoren. E nisim më Kombëtaren A e cila është në një situatë jo normale ku rezultatet dhe loja është teper zhgënjyese.
Skuadra e drejtuar nga Kristian Panucci ka marrë dy humbje rradhazi në Kompeticionin e Ligës së Kombeve. E para e pësuar në Skoci me shifrat 2-0 dhe dyta është ajo e së dielës kundër Izraelit më të njëjtin rezultat 2-0.
Ajo që ka rënduar më tepër situatën tek kuqezinjtë që tregoi qartë që nuk jemi në rrugën e duhur është dhe barazimi që Shqipëria mori në “Elbasan Arena” kundër Jordanisë.
Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë rezultati i bardhë 0-0 dhe ajo që është shqetësuese tek ky rezultat është fakti se kishin përballe një kundërshtar mjaft të lehtë.
Një gjëndje e rëndë ku ne te tre ndeshjet e fundit – gjithashtu nuk kemi shënuar asnjë gol duke vërtetuar se shumë pak vetë kanë më besim tek ky ekip dhe trajneri Panucci. Për të vijuar më pas tek skuadra U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi që gjithashtu ka një ecuri tepër zhgënjyese.
Përvecse rezultateve të dobëta tek ky ekip po zbatohet dhe sjella klienteliste e trajnerit dhe drejtuesve të FSHF-së që marrin lojtarë për tu bërë “qoka” miqve të tyre dhe lënë jashtë talente që po shkëlqejnë me ekipet e ku aktivizohen. Në dy ndeshjet e fundit U-21 mori një humbje përballë Spanjës në “Selman Stermasi” me rezultatin 1-0, ndërsa sot nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 përballë Estonisë. Edhe pse kaluan dy herë në avantazh nuk arritën dot që të merrnin fitoren. Ndërkohë, tek ekipi U-19 rezultatet e humbjes janë kthyer si dicka normale që nuk te bën më përshtypje – pasi nuk mbahet mend se kur është arritur fitorja e fundit.
Në turneun e zhvilluar në vendin tonë kuqezinjtë e drejtuar nga Erjon Bogdani, u klasifikuan në vendin e fundit me zero.
Ajo që e bën më të rëndë këtë situatë është fakti se ky turne u zhvillua në vendin tonë dhe mundësite për të bërë paraqitje më të mira ishin më të mëdha – por që u vërtetua e kundërta.
Shqipëria U-19 pësoi tre humbje kundër Ukrainës, Norvegjisë, dhe Sllovakisë duke e mbyllur këtë turne në mënyrë të turpshme me zero-pikë.
Pra, situata e ekipeve Kombëtare tregon një ecuri katastrofike dhe askush nga drejtuesit e Federatës Shqiptare nuk reagon. Askush aty nuk flet, nuk analizon, nuk marrin përgjegjësi – c’ka na sjellë në këtë gjëndje që është e trishtueshme për të gjithë. Fatkeqësia është që këto rezultate e bëjna të lumtur presidentin e FSHF-së.
Mjafton të shikoni postimet në faqen zyrtare të FSHF-së ne rrjetet sociale ku publikohen humbjet e skuadrave tona dhe presidenti Armando Duka i pëlqen të gjitha. (TemA)