Pas listës me emrat e portaleve që publikoi AKEP, ku u bënte thirrje që të deklaronin niptin dhe të regjistroheshin në QRK, vjen reagimi nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Ky i fundit përmes një postimi në ‘Twitter’, tha se AKEP është Policia e Mendimit që sipas tij ka rënë në duart e Ramës
“AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën. Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar. Do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP”, tha Basha.
a.ç