Këto janë dy shenjat më me fat për sot, 16 tetor 2018
Bricjapi
Parashikohet një ditë e cila do ju gjejë mjaft të përkushtuar në vendin e punës, ku do të merreni me gjithë ato projekte të cilat i keni lënë pas dore gjatë javëve të fundit. Do të jeni mjaft të motivuar dhe përkushtuar dhe për këtë arsye edhe sukseset do të jenë të mëdha. Raportet ndërpersonale do të jenë mjaft harmonike.
Peshqit
Kjo është periudha më e favorshme e vitit sa i takon sferës profesionale, ndaj duhet të jeni më shumë të përqendruar në projekte të reja. Megjithatë duhet të jeni të gatshëm që të pranoni ndonjë kompromis dhe sakrificë. Në mbrëmje këshillohet që të kaloni më shumë kohë me familjen ose partnerin/en.
a.ç