Ende pa mbaruar takimi i Ramës me krerët e Policisë, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale.
Kryetari i PD shkruan se Ardi Veliu duhet të ishte sot i arrestuar, për fabrikim të provave dhe pengim të drejtësisë.
“Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj!” – shkruan Basha mesditën e së hënës.
/b.d