TIRANE– Drejtoria e Hetimit Tatimor në sajë të kontrolleve të ushtruara në qendrat e qyteteve kryesore si dhe në pikat e tregtimit të karburanteve, ka konstatuar një sërë shkeljesh.
Kështu, gjatë periudhës 1 deri në11 tetor, janë kontrolluar 1,819 subjekte, nga të cilët 602 janë konstatuar me shkelje të legjislacionit tatimor. Sipas Drejtorisë së Tatimeve, vlera e penaliteteve të vendosura është rreth 19.8 milionë lekë. Nga kontrollet u konstatua; 8 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë), përkatësisht:
50 subjekte janë konstatuar të paregjistruar në organet tatimore dhe është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;
149 tatimpagues janë konstatuar me shkelje për moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë);
44 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale, ndërsa 28 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune;
118 subjekte janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor. (BW)