Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Kristian Panuçi, ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp se ka përjetuar një javë të qetë në drejtimin e kombëtares.
“Jam optimist, sepse i kam parë djemtë që kanë punuar me shumë profesionalizëm, është java më e lumtur që kur kam marrë drejtimin e Shqipërisë. Izraeli ka luajtur tri ditë më parë, por gjithçka varet nga ne, nëse do t’i vëmë në vështirësi”, tha ai para gazetarëve.
Për formacionin
Formacionin dhe mënyrën sesi do të luajmë e kam zgjedhur. Do ta shohim nesër 11-shen titullare. E kam pasur në kokë formacionin pasi kam parë ndeshjen Izrael-Skoci.
Nëse ka probleme fizike dhe gjendja e Grezdës
Grezda është rikuperuar, nuk ka probleme, skuadra është shumë mirë. Më vjen shumë keq për Mihajn, është një djalë shumë serioz, edhe për Veselin. Do t’i kemi në të ardhmen.
Si e pret ndeshjen në krahasim me të parën
Izraeli ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Skocisë. Ishte krejt ndryshe, dukej si Skocia kundër nesh në Gllasgou. Kanë shumë cilësi dhe lojtarë të zotë, do të jetë ndeshje shumë e vështirë për ne.
Situata me Balliun
Ndjej keqardhje për Balliun, sepse kishim dy dëmtime dhe i kërkuam Metzit ta grumbullonim për arsye emergjence. Urojmë që kjo t’i ndodhë trajneri të Metzit me lojtarët e tij. Sigurisht që ftesa bëhet 14 ditë përpara, por kur ke emergjencë, ndodh edhe kështu. Trajneri i Metzit nuk u tregua profesionist.
A mendon si të përsëritë fitoren e një viti më parë
Çdo ndeshje është histori më vete, por shpresoj që ta përsëritim atë sukses.
Sa e njeh Izraelin
E njohim shumë mirë, sepse kemi luajtur kundër njëri-tjetrit. Kemi lexuar se kanë disa ndryshime, por bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe e dimë që do të jetë shumë e vështirë të bëjmë rezultat.
Cila është skema që do të aplikojë
Do ta shihni nesër, sigurisht. Do ta vendosë kapiteni.
a.ç