Ministria e Drejtësisë ka nisur ditën e premte drejt Kosovës, dosjen për ekstradimin e Albert Veliut, i njohur si Babalja i audio-përgjimit të supozuar me Agron Xhafën, vëllanë e Ministrit të Brendshëm.
Burime konfidenciale pranë Ministrisë së Drejtësisë, kanë pohuar se menjëherë pasi policia e Kosovës e arrestoi Albert Veliun në bazë të urdhër-kërkimit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritet shqiptare, ministria e Drejtësisë përgatiti dosjen që do të shërbejë për ekstradimin e Veliut në vendin tonë, shkruan TCH
Aktualisht Veliu, ose Babalja është lënë i lirë nga gjykata e Prishtinës deri sa të zhvillohet gjyqi për ekstradimin e tij. Gjithashtu Babalja ka bërë edhe një kërkesë për azil në Kosovë, kërkesë e cila ende nuk ka një vendim nga autoritetet kosovare.
Albert Veliu i njohur si “Babalja” u përfshi në audipërgjim sëbashku me Fredi Alizotin që imitoi zërin e Agron Xhafës dhe për këtë ata janë vënë në hetim me akuzën e kallëzimit të rremë vepër penale për të cilën po hetohet dhe deputeti demokrat ervin Salianji.
a.ç