Autori i masakrës në fshatin Shëlli të Matit, i cili vrau tre punonjës të bashkisë dhe plagosi një tjetër nuk është penduar për krimin e rëndë.Gjatë momentit të shoqërimit në Komisariatin e Burrelit, Kujtim Koxha ka kërkuar që avokatin ta gjejë vetë dhe jo shteti. 51-vjeçari kur ka hyrë në komisariat ka habitur me kërkesen e tij, pasi ka kërkuar bukë.
‘Bukë se vdiqa nga uria’- ka thënë ai.
Shkak i krimit të 3-fishtë u bë rruga e fshatit Shëlli, ku këta punonjës po kryenin punime. Nga breshëria e plumbave Mentor Hoxha ndërroi jetë në vend, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi vdiqën në spital.
Koxha ishte një person problematik në fshatin e tij. Raportohet se para disa ditësh Koxha kishte qenë në spital, pasi ishte plagosur me thikë nga vëllai i tij pas një konflikti. 51-vjeçari kishte qëndruar i shtruar për disa ditë në spitalin e Burrelit.
ma.me