Kryeministri Edi Rama më anë të një videoje në Instagram, ka lajmëruar se së shpejti në Tiranë do të kemi një vizitë të Presidentit të Francës, Emanuel Makron. Rama bashkëngjitur videos, ku shihet një takim me Makron shkruan se është biseduar për një bashkëpunim dypalësh. “Me Presidentin Macron për bashkëpunimin dypalësh dhe vizitën e tij të pritshme në Tiranë”, shkruan Rama. /ma.me