Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Bregut të Lumit, teksa 13-vjecarja me inicialet K. B u dërgua me plagë të rënda nga i ati Xhevat Brahaj në spital, por ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se e mitura dyshohet se është vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit. Xhevat Brahaj sapo kishte hyrë në banesë, kishte parë përtokë vajzën e tij të mbuluar në gjak.
Pavarësisht tentativës së mjekëve për ta shpëtuar, e mitura K. Brahaj, nuk mundi të mbijetonte.
Uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut pa leje.
Njoftimi i policise:
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme ku e mitura K. B., 13 vjeçe ndërroi jetë në spital.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor rezulton se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetvrarë në banesë.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e djeshme ku shtetasia K. B., 13 vjeçe është shoqëruar për ndihmë mjekësore në spital nga i ati i saj, shtetasi Xh. B., ku dhe më pas ndërroi jetë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale (kqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve), ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
/b.d