Mentor Hoxha, Erzen Alija dhe Hamit Buci mbeten viktima të plumbave që Kujtim Koxha derdhi të enjten mbi ta.
Tre punonjësit e Bashkisë Mat po shtronin një rrugë në fshatin Shëlli, ndërkohë që u përfshinë në një debat verbal me autorin e arrestuar tashmë.
JavaNews mëson se Koxha u ka kërkuar punonjësve të rrugës, që asfalti të shkonte deri tek shtëpia e tij, që ndodhet disa metra larg rrugës kryesore.
Por, siç mëson JavaNews, punëtorët i janë përgjigjur se nuk është pjesë e projektit asfaltimi i rrugicave.
Kjo ka bërë që autori të marrë armën dhe të shkaktojë një masakër të vërtetë. Madje ai dyshohet tëketë qenë në gjendje të dehur kur e ka kryer krimin e rëndë.
/JavaNews/b.d