Këngëtari i njohur i rrymës rep, Kanye West do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump për darkë sot në Shtëpinë e Bardhë.
“Reperi pritet të bisedojë për reformimin e burgjeve, dhunën e bandave dhe rritjen e prodhimit industrial në SHBA, si dhe do të takohet edhe me këshilltarin kryesor të Trump-it, Jared Kushner”, sipas Shtëpisë së Bardhë.
West është një prej pak artistëve të famshëm të momentin që ka dalë në mbështetje të Trump.
Ai është kritikuar nga fansat për një seri mesazhesh në “Twitter” në të cilat ai kishte publikuar foto me logon “Make America Great Again” si dhe kishte quajtur Trump-in vëllain e tij.
Nga ana tjetër, bashkëshortja e West, Kim Kardashian u takua me Trump në qershor për të lobuar për çlirimin e gjysheje e cila po vuante një dënim të përjetshëm për shpërndarje droge.
/b.d