Me disa vargje nga poezia “Mbi supin e kohës sime” e kujtoi sot kryeministri Edi Rama shkrimtarin e njohur, Fatos Arapi.
Shkrimtari dhe përkthyesi Fatos Arapi ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 88 vjeçare.
Në një postim në facebook, në kujtim të shkrimtarit dhe përkthyesit Arapi, kryeministri Edi Rama publikoi disa vargje, të një prej poezive të tij.
Mbi supin e kohës sime
Mbi supin e kohës sime
kryet mbështeta.
S’dremita. Nuk fjeta.
Mbi supin e kohës sime,
si mbi supin e Asaj, –
rashë në mendime.
/b.d