Gjykata Supreme britanike vendosi sot në favor të pronarëve të një pastiçerie në Irlandën e Veriut, të cilët ishin paditur nga një çift homoseksual për refuzimin për të përgatitur një tortë martese.
Pastiçerët kishin pranuar të bënin tortën, por të mos shkruanin mbi të “Mbështet martesat homoseksuale!”.
Episodi daton në vitin 2014 dhe bëri shumë zhurmë në median britanike. Çifti kishte denoncuar pastiçierët e ”Asher Bakery” për dyshime “diskriminuese”.
Por, gjyqtarët e lartë vendosën ndryshe.
Duke lexuar pjesën operative të aktgjykimit të saj, kryetarja e Gjykatës, Brenda Hale, vuri në dukje se pastiçeria do të dënohej në qoftë se ata kishin mohuar çdo tortë për çiftet homoseksuale.
Por, në realitet pastiçerët kishin refuzuar për të nxjerrë një slogan që ishte “kundër bindjeve të tyre si kristianë të devotshëm”.
Sipas gjykatës, pastiçerët kanë të drejtë të shmangin cënimin e lirisë së ndërgjegjes.
/b.d