Sot në orën 10:00 do të nisë seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, por ashtu sikur ka ndodhur këtë sesion parlamentar edhe këtë të enjte opozita pritet që ta bojkotojë. Seanca do të nisë më një interpelancë që kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Braçe do të zhvillojë me ministrin e Ekonomisë, Ahmetaj. Ndër projektligjet që pritet që të miratohen është ai për Gjendjen Civile, ndërsa ata me shumicë të cilësuar do të vijojnë që të shtyhen.
Rendi i ditës
Interpelancë me ministrin e Financave dhe të Ekonomisë, kërkuar nga deputeti Erjon Braçe
Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar – pdf nismë e KM (nenet 28, 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar – pdf nismë e një grupi deputetësh (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
Njoftim/miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën në vijim (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
Njoftim/miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën në vijim (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
7. Të mbartura për votim:
– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
– Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”” (neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
– Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Institutit për Studimet e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri pdf (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
ma.me