Ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar seanca gjyqësore e pajtimit mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës për akuzën e Ballës për 3.4 mln eurove në Toyota Yaris. Kjo është seanca e dytë që zhvillohet mes kreut të PD-së Basha, i cili u përfaqësua nga avokatët e tij, Gazment Bardhi e Ivi Kaso, dhe deputetit të PS-së, Taulant Balla që ishte i pranishëm, i shoqëruar në sallë nga avokati Gentjan Rumano.
Në momentin e mbërritjes në ambjentet e Gjykatës, Taulant Balla ka parë avokatët e Bashës dhe është shprehur para kamerave se: Paska ardhur gjumashi!
3.4 mln eurot u gjetën në 2 automjete “Toyota Auris” në Portin e Durrësit, për të cilën Basha akuzoi Ballën dhe kjo është padia e parë që do shqyrtohet lideri demokrat. Ndërsa padia e dytë është ajo për dekonspirimin e operacionit të policisë. Lulzim Basha foli në parlament se ishin nisur drejt Shqipërisë një shumë e konsiderueshme eurosh brenda një automjeti “Toyota Yaris” ngjyrë e kuqe.
Taulant Balla sot në seancën gjyqësore ndaj Bashës
Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar pas kapjes në portin e Durrësit, Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.
Operacionit policor për kapjen e 3.4 milion eurove në portin e Durrësit disa javë më parë i parapriu në parlament me një deklaratë nga Lulzim Basha në parlament më 21 Qershor 2018 për ekzistencën e një makine Toyota Yaris, brenda të cilës po transportoheshin 1.5 milionë euro.
Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën e u nisën nga porti Barit.
Balla pas seancës: Nuk besoj se Balla do të vijë ndonjëherë, i ka fobi këto godina
Pas seancës gjyqësore, Taulant Balla është prononcuar për kamerat duke u shprehur se nuk e besonte se Basha do të vinte ndonjë herë që të përballej.
“Po i bëjmë një shërbim politikës shqiptare në tërësi për të ndarë përfundimisht shpifësit. Unë e dija që Lulzim Basha ka fobi nga këto godina dhe nuk e besoj që do të paraqitet ndonjë ditë. Dhe të vijë që të përballet me akuzuesin. Unë do t’i shkoj deri në fund këtij procesi dhe do të fitoj një vendim gjykate. Kur thamë që Berisha i dha Bashës PD-në në dorë si një lodër, ky kalamani po e thyen lodrën përditë”, tha Balla.
ma.me