Emisioni Real Story ne Vizion Plus nepermjet nje investigimi ka nxjerre ne pah te gjithe rrugen e ndjekur nga kryeministri Rama lidhur me zbardhjen e ceshtjes “Babale”.
Me poshte teksti i plote i ketij investigimi:
Te e para, pra “Babalja” dhe te e dyta. Xhisiela Maloku. Por cila është e vërteta?
Real Story ka investiguar për këto mesazhe gjysme te koduara te kryeministrit. Me shume se një burim autoritar ka konfirmuar se kreu i qeverise ka ngritur një grup pune investigative me eksperte vendas dhe te huaj.
Grupi super sekret duket se drejtohet nga një ish-ekspert i byrosë amerikane te hetimit FBI, Lou Bladel i cili pak kohe me pare u angazhua pranë qeverise për te punuar ne luftën kundër korrupsion brenda saj.
Bladel është i njohur si shefi i Seksionit te Kundër Spiunazhit ne FBI, qe hetoj Eduard Snowden.
Burimet për te provuar vertetesine e lajmit thonë se te martën ne mbledhjen e radhës te qeverise ky grup ekspertesh do te kaloje masat e para për sigurinë ne burgje dhe burimet e parave te krimit.
Por ajo qe thonë burimet, është angazhimi vullnetar i këtij grupi ekspertesh shqiptare dhe te huaj për te verifikuar akuzat e renda qe hidhen nga opozita ose media kritike me qeverinë, ndaj zyrtareve te larte, përtej retorikes politike, por si fakte. A janë te vërteta akuzat publike ndaj Rames, Balles, Xhafes, Gjiknurit, Ahmetajt, Dakos, Sejdinit? Ky grup duket se po grumbullon për këto akuza përgjigjet. Përfshirë edhe çështjet Babale dhe Xhisisila Maloku
Burimet i thane Real Story se për çështjen Babale, asgjë nuk ka qene e rastësishme. Ekspertet jo thjesht i kane provuar kryeministrit se përgjimi nuk është i vërtetë. Ata i kane pohuar kreut te qeverise se ne vend te zërit te Geront Xhafajt, ka qene një tjetër person, me shume gjasa me lidhje te afërta me Babalen, pa përjashtuar ato te gjakut. Ekspertet i kane pohuar kryeministrit se çështja Babale është çuar ne tryezën e opozitës nga ata qe vete Edi Rama ne reagime te mëvonshme i ka quajtur si skuta te errëta te shtetit.
Sipas burimeve, grupi i eksperteve thuhet se ka vene ne tavolinën e kryeministrit, fakte qe çojnë ne dyshimin e arsyeshëm se këto skuta fshihen ne pushtetin gjyqësor. A janë ata gjykatës, apo prokurore? A është vetting arsyeja e hakmarrjes se këtyre njerëzve apo ish-njerëzve te drejtësisë, jo thjesht ndaj qeverise, por ndaj njeriut direkt përgjegjës te mazhorances për reformën ne drejtësi? Një prej pistave te tjera ku grupi i eksperteve pranë kryeministrit ka rene ne gjurme te korrozionit te hallkave te pushtetit me opozitën, ne këtë plan te koordinuar sipas burimeve, për te goditur mazhorancen, janë përfshirë edhe segmente te larta drejtuese te kupolës se shërbimeve sekrete, besnike ndaj qeverise se vjetër.
Sipas te njëjtave burime autoritare, ekzistojnë fakte qe tregojnë sesi familjaret e Babales janë ndihmuar nga funksionare te opozitës qe te strehohen ne Belgjike.
Sigurisht jane autoritetet qe do flasin. Se pari prokuroria dhe pastaj edhe gjykata. Por pas ekspertizës qe përputhet.
Ndërsa për çështjen e Xhisiela Malokut, puna ka qene me e thjeshte. E gjithë ngjarja për qeverinë, ka një hallke te dobët: a ka qene apo jo Rexhep Rrahja, deputeti i Krujës dhe shefi i tij parlamentar Taulant Balla, ne zyrën e policit Nuhu, natën kur është bere arrestimi i djalit te deputetit dhe kur është bere denoncimi i Xhisiela Malokut?
Ne Twitter e sotme kryeministri thuajse nuk e thoshte përgjigjen: se ne komisariatin e Krujës nuk ka qene as Taulant Balla, as Rexhep Rrahja bile as ish-oficeri i policisë Nuhu. Çka nëse do dale e vërtetë, rrezon tere radhën e akuzave te tij, dhënë ne intervistën televizive. Deri tani e vetmja qe i ka hedhur poshtë këto akuza është vete Xhisiela Maloku ne daljet e saja publike. Por për faktin se mbizotëroi ne debat publik, mënyra sesi ajo mund te ishte përdorur nga opozita e me pas edhe nga mazhoranca, askush nuk i besoi deklaratat e saj publike.
Po si qëndron e vërteta? Prej dhjete ditësh gazetaret, politikanet dhe te gjithë kane vetëm një pyetje: perse komisariati i Krujës nuk publikon pamjet e ditës se 21 korrikut dhe perse Edi Rama i bishtnoi për dhjete dite kësaj pyetjeje?
Duket se ne këtë çark kane rene edhe eksponentët e vete mazhorances. Mesa duket as taulant balla s’ka patur një përgjigje derisa për dite te tera rresht publikoi foto te ndryshme, ne përpjekje për te provuar se nuk ka qene natën e 21korrikut me Rexhep Rrahjen ne komisariatin e Krujës.
Por te njëjtat burime i pohuan Real story, se pamjet e asaj nate jo vetëm ekzistojnë, por tashme janë ne duart e autoriteteve. Te njëjtat burime pohojnë se këto pamje me gjase do te pohojnë atë qe thuajse e tha sot ne Twitter Edi Rama. Se ne komisariat atë nate nuk ka qene asnjë prej personazheve te përfolura bile, dhe kjo do te përbente befasinë me te madhe, as oficeri Nuhu.
Burimet thonë se ne pamjet e kamerave te komisariatit shfaqet vetëm Xhisiela, duke pire cigare ne prani te djalit te deputetit Rraja, i cili tashme gjendet ne burg, jo për përgjime te asaj nate, port e shtatorit, kur ai u ballafaqua ne dhomën e pyetjeve me Xhisielen, dhe u regjistrua pak minuta kur ish çifti u la vetëm nga hetuesit.
Sigurisht mbledhja e këtyre fakteve nga ky grup ekspertesh pranë kryeministrit ngre shume pikëpyetje, lidhur me metodat e përdorura dhe tagrin e tij zyrtar. Vete kryeministri i ka ulur tonet duke paralajmëruar përgjigjen qe ai mund te ketë për këto dy pyetje.
Po atëherë çfarë vlere kane këto veprime? Nëse te gjitha këto fakte qe publikohen për here te pare nga Real Story, dalin te vërteta dhe nëse këto përputhen edhe me gjetjet e prokurorisë, a do te jete ky fillimi i një beteje te re te qeverise, asaj për te zbuluar mekanizmin siç thotë Rama, te krijimit te “fake news” për të dëmtuar mazhorancen?