Kryeministri Rama lajmëroi ndryshimet në ligjin për lojrat e fatit. Kreu i qeverisë deklaroi se nga 1 Janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste. Rama njoftoi një afat 24 orë për mediat për heqjen e reklamave të lojërave të fatit
“Sipas ligjit duke nisur nga data 31 dhjetor do pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë. Ndryshimi i sotëm përfshin dhe bastet sportive, baste me kauj, qen apo cdo kafshe tjetër.”
Llotaria kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç quhet VLT.
Nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste. Nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar
Paralajmëroj brenda 24 orësh të heqin të gjithë reklamat nga mediat, portalet apo tv Do të ndalohet me ligj ndalimi i reklamave të lojërave të fatit. Çdo faqe onlinë që pas 24 orësh do të ketë reklama lojërash fati do të mbyllet me forcë”, deklaroi Rama
a.ç