Kthjellime dhe vranësira të shpeshta pritet të ketë ditën e sotme në të gjithë territorin e vendin. Sot dita do të nisë me vranësira ndërsa pasdite priten rrebesh shiu.
Sipas Meteoalb, paraditja do të paraqitet me kthjellime e vranësira të shpeshta. Por mesdita dhe pasditja risjellin vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit si dhe rrebeshe afatshkurtra në zonat Qendrore dhe Jugore.
Dita e martë do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë kur vranëisrat fuqizohen duke gjeneruar rrebeshe të izoluara në Jug dhe më pak në zonat Qendrore. E mërkura dhe në vijim deri në fundjavë, moti mbi Shqipëri paraqitet kryesisht me kthjellime.
Temperaturat e ajrit të hënën dhe të martën sjellin rritje të lehta gjatë orëve të mesditës. E mërkura dhe e ënjta sjellin rënie të lehtë të vlerave termike gjatë mëngjeseve dhe orëve të mesditës. Ndërsa e premtja sërisht rrit lehtë temperaturat në të dy ekstremumet ditore.
Temperaturat ekstremale gjatë kësaj jave do të luhaten nga 7°C më e ulëta në zonat Verilindore deri 27°C. Maksimumi në Veriperëndim dhe Jugperëndim të vendit (temperaturat vlerësohen rreth 5°C më të larta se vlerat tipike të tetorit)
a.ç