Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin: Altin Durra, 21 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi sot rreth orës 07:20, në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në fshatin Konjat, Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar rëndë një nga pasagjeret dhe janë dëmtuar lehtë dy të tjerë.
Në orën 17:20 njoftohemi nga Spitali i Traumës Tiranë se pasagjerja që ishte dëmtuar rëndë, shtetasja M.D, 35 vjeçe, banuese në Tiranë, ka ndërruar jetë.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.
/b.d