TIRANE-Që prej ditës së mërkurë të gjithë qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë për lotarinë amerikane deri në datën 6 nëntor në orën 18:00.
Përmes një njoftimi në Facebook, Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë këshilla për mënyrën e aplikimit dhe procedurën që duhet të ndiqni.
Ambasada thekson se plotësimi i formularit është falas dhe nuk ka asnjë pagesë, ndërsa kërkon nga të interesuarit që të vizitojnë faqen e dedikuar për më shumë detaje./a.ç