Udhëheqësi i ISIS’it, Abu Bakr al-Baghdadi ka shpëtuar edhe njëherë – sepse siç thuhet, ishte vonuar në një mbledhje të këshillit të luftës terroriste, duke shmangur kështu një sulm me raketa.
Sipas mediave të huaja, al-Baghdadi – i ashtuquajturi kalif – po provon të jetë njeriu më i vështirë në botë për tu vrarë me raporte të shumta që qarkullojnë rreth vdekjes së tij ose lëndimit nga Rusia, Irani dhe SHBA’të. Ndërkohë, bëhet e ditur se zyrtarët amerikanë kanë ofruar rreth 25 milionë dollarë për kokën e Bagdadit dhe ai është një nga burrat më të kërkuar në botë.
Dhe së fundmi janë nxjerrë raporte, sipas të cilave, megjithatë kreu i ISIS’it i ka shpëtuar vdekjes, edhe një herë.Ai njoftohet se u kthye vonë në një takim të të ashtuquajturit Këshillit të Luftës, pasi vendi ku po zhvillohej takimi u hodh në erë nga një raketë iraniane.
Jabbar al-Maamouri, kreu i forcave të mobilizimit të popullit irakian, u tha mediave të Irakut se “Al-Baghdadi ishte gati të vritet nga bombardimet, por ai mbijetoi pasi ishte pak minuta vonë për takimin”.Sulmet iraniane megjithatë arritën të vrasin Ali al-Mashadani, njeriun e dytë në hierarkinë komanduese dhe një numër liderësh të tjerë të lartë të ISIS’it.
Irani nisi gjashtë raketa në drejtim të objektivave terroriste në Siri në përgjigje të një sulmi terrorist në Ahvaz.
Bagdadi ishte raportuar disa herë i vdekur, por u kthye këtë verë me një fjalim 55-minutësh duke u bërë thirrje fanatikëve për të kryer sulme në Perëndim.
Ai u konfirmua i gjallë për shkak të komenteve që ai bëri në fjalim, me ekspertë që vunë në dukje referencat e tij ndaj ngjarjeve botërore që do të thoshte se u regjistrua “shumë kohët e fundit”.Koka e xhihadit – me prejardhje nga Iraku – ishte njeriu që deklaroi kalifatin në një fjalim në Xhaminë e Madhe të al-Nur-it të shkatërruar në Mosul, në vitin 2014, përgatiti Express. (b.an)