Adrien Rabioti është pranë largimit nga Paris Saint-Germaini.Sipas mediave franceze, Rabioti ka refuzuar ofertën e radhës nga drejtuesit e klubit.PSG-ja thuhet se i ka ofruar kontratë të re me pagë prej 9 milionë eurosh në sezon mesfushorit që nuk e ka pranuar atë, transmeton KTV.
23-vjeçari ua ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se dëshiron pagë më të lartë për ta vazhduar kontratën, e cila skadon në qershor të vitit 2019.Interesim për francezin kanë shprehur Barcelona, Liverpooli dhe Manchester United. (b.an)