Mediat italiane kanë publikuar edhe foton e shqiptarit i cili mbi i vrarë teksa largohej me disa persona të tjerë ende të paidentifikuar, pas grabitjes së një biznesi.Media lokale “umbriajournal” raporton se Kozi ishte i martuar dhe babai i një djali. Në Itali, ai njihet si person që ka pasur probleme me ligjin.
Kozi raportohet se kishte lejen e qëndrimit (soxhorno) në xhep kur efektivët e policisë gjetën kufomën e pajetë. Në vitin 2014, përfundoi në burg me akuzën e një seri vjedhjesh mes Collestrada-s, Deruta-s, Torgiano-s dhe disa zonave në Tifernate. Operacioni që çoi në prangosjen e tij u kodua “Gëzuar Krishtlindjet”. Për ato akuza, Kozi qëndroi pas hekurave deri në vitin 2017 dhe më pas u dëbua nga Italia.
Më pas, hyn sërish në territorin italian për të marrë pjesë në një tjetër proces gjyqësor në Apel, ku akuzohet për dhunë,
Tani pritet të kryhet një autopsi dhe një konsultim balistik për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.