Ka perballuar nje stres te forte, nje presion te jashtezakonshem te publikut, politikes, medias dhe gjithçkaje tjeter, duke bere qe vajza nga Fushe-Kruja te rrezohet shume dhe nga shendeti.
Keshtu, pas bujës së madhe mediatike, pasi doli në disa emisione dhe rrëfeu historinë dhe marrëdhëniet me djalin e deputetit socialist, Xhisiela Maloku duket se po i rikthehet pak nga pak normalitetit.
Megjithatë një fotografi e postuar prej saj disa orë më parë në rrjetet sociale ka shqetësuar jo pak miq të saj.
Është e paqartë se për çfarë arsye ka shkuar Xhisiela në një prej spitaleve private në vend, ndërsa sot flitet se do të shfaqet sërish në një emision televiziv.
Xhisiela u shpreh gjatë intervistave të saj se ngjarja i ka shkaktuar stres, depression dhe ka humbur 12 kilogram nga masa trupore.