Shqiptari Eduart Kozi u vra pas të shtënave nga dy karabinierë që po e ndiqnin pas një grabitjeje.
Ngjarja e rëndë ndodhi natën mes të mërkurës dhe të enjtes në Ponte Felcino.
Sipas policisë, karabinierët u përpoqën të ndalonin grabitësin, megjithatë prokuroria ka hapur një hetim për të verifikuar nëse ka pasur tejkalim te kompetencave.
Me këtë lëvizje nuk është dakord zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Salvini.
Në një postim në rrjetet sociale, Salvini shkruan: “Karabinierët dhe roja e sigurisë, që rrezikuan jetën e tyre, bënë vetëm detyrën e tyre: nuk meritojnë një hetim, por një medalje”.
Carabinieri e Guardia Giurata, che hanno rischiato la vita, hanno solo fatto il loro dovere: non meritano un processo, semmai un premio. https://t.co/jyeW5DVL9l pic.twitter.com/n23XWpkth2
— Matteo Salvini (@matteosalvinimi) October 5, 2018