Në atentatin e ndodhur rreth orës 21:50 të mbrëmjes së djeshme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë shtetasi Rigers Gaxha dhe u plagosën 2 persona të tjerë, Ervis Martinaj dhe Leart Hasa, i plagosur lehtë ka mbetur edhe Redi Popesku.
Popesku është pronari i lokalit në zonën e ish-Bllokut, në ambientet e të cilit ndodhi edhe ngjarja e rëndë.
Gjatë momentit të atentatit, viktima dhe dy të plagosurit kanë qenë së bashku në një tavolinë, ndërsa Popesku ka qenë në ambientet e biznesit të tij, por pa pasur lidhje me ngjarjen.
Zyrtarisht, sipas burimeve të Policisë, Popesku thuhet se nuk është i plagosur, por nga dëshmi të marra në vendngjarje, ai mësohet se ka marrë një dëmtim të lehtë, më tepër në formën e një gërvishtjeje, që mund të jetë shkaktuar nga sende të forta.
a.ç