Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në ish Bllok, ku mbeti i vdekur një person dhe dy të tjerë u plagosën.
Viktima u identifikua si Rigers Gaxha, 26 vjec ndërsa nje prej të plagosurve eshte Ervis Martinaj, një emër i njohur ky për policinë si dhe Leart Hasa.
Objektiv dyshohet se ka qënë 36-vjecari Ervis Martinaj me origjinë nga Burreli, i cili është një emër mjaft i njohur për Policinë.
Së fundmi ai është dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015 në zonën e Linzës.
Po ashtu emri i tij ka dalë edhe në dosjen e bujshme gjyqësore kundër Emiljano Shullazit.
a.ç