Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka vlerësuar si burrë të mirë, presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Gjatë një interviste në New York, Pacolli ka thënë se populli rus është i mirë, sikurse Putini dhe Rusia një ditë do ta kuptojë se pavarësia e Kosovës, nuk i shkakton askujt dëm, raporton KTV.
I pyetur se si e njeh Putinin, Pacolli ka thënë se “E njoh sepse kam punuar gjatë me rusët dhe kam respekt për popullin rus dhe e di shumë mirë se Putini është një prej këtyre njerëzve të mirë”. (b.an)