Lufta kundër drogës, Tahiri: Ja pse trafikantët po përdorin avionë
Policia e Shtetit publikoi sot rezultatet e aksioneve antidrogë në mbarë vendin. Në prezantim ishin merrnin pjesë përfaques të policisë, ambasadorë të huaj, etj.
Në fjalën e tij ministri Saimir Tahiri deklaroi se më përpara shteti bënte sehir.
“Koha kur pushteti bënte drogë, ndërkohë që droga lulëzonte, duket e largët”, tha Tahiri.
Ai deklaroi se Policia e Shtetit ka sekuestruar 84.7 përqind më shumë drogë se në tetë vitet e kaluara të qeverisë së mërparshme të demokratëve.
Po ashtu sipas Tahirit, ai theksoi se numri i autorëve të identifikuar dhe arrestuar në luftën kundër drogës është se në tetë vite të mbledhura së bashku të qeverisë së kaluar.
Siç bëri të ditur vetë Ministri Tahiri, sot lufta ndaj lëndës narkotike është kthyer në një qëllim parësor të Policisë dhe për këtë lufta ka nisur nga rradhët e policisë për të zbritur në terren. “Kemi 721 Polici të proceduar, të cilët o kanë bashkëpunuar, ose kanë qenë të dyshuar se kanë bashkëpunuar me trafikant”, theksoi Tahiri.
Ministri tha se, sipas statistikave të Guardia Di Finanzzas, sot kultivohet 8 herë më pak se dy vite më parë. “Në vitin 2013 kur ishte qeveria e kaluar në pushtet, Guardia di Finanzza raportonte se ishin identifikuar 323 hektar bimë narkotike të kultivuara, të idenitifkuar me fotografim ajror. Nga këto u shkatëruan vetëm 7.5%. Sipas këtyre të dhënave, në vitin 2015 sipërfaqja e kultivuar 44 hektar, të identifkuar nga fotot, 8 herë më pak se ajo e mbjellur dy vite më parë, pra 8 herë më pak kultivim. Nga kjo sipërfaqe, Policia ka shkatërruar deri më ditët e sotëm 92,2% të sipërfaqes së identifikuar. Një punë kolosale”, tha Tahiri.
Duke folur për trafikun e drogës me avionë të vegjël sportivë, Tahiri tha se kjo vjen ngaqë policia ua ka ngushtuar në maksimum rrugët trafikantëve, dhe në këtë mënyrë ata kanë zgjedhur trafikun ajror. Por edhe në këtë fushë, Tahiri premtoi se do të merren masa edhe më të forta.
Në fjalën e tij, Ministri i Brendshëm bëri të ditur se në kuadër të kësaj lufte, që tashmë po merr forma të tjera, duke parë që rruga tokësore dhe ujore nuk po arrin me sukses, Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me partnerët e huaj. “Parcela e fundit e kapur ishte në lartësinë 1 500 metra nga niveli i detit, një nivel i cili dëshmon frikën e kultivuesve për të mos u kapur, por ja që ne arritëm ti ndalonim. Ne kemi ndaluar shumë më shumë trafikant dhe kultivues se sa në 25 vite të marra së bashku dhe kjo, pasi për ne të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”, tha Tahiri.
Më tej ai akuzoi kreun e opozitës, Lulzim Bashën, dhe ish-ministrin e Brendshëm, Flamur Noka, duke i cilëuar ata si kampionët e dëshimit.