Babai i mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Naser Alijit, ndërroi jetë këtë të diel pasi ishte diagnostikuar me kancer.
Në një intervistë për Blick.ch, Naser Aliji është shprehur se tashmë dëshiron që t’i dedikohet më tepër familjes duke shprehur qartazi dëshirën e tij për të luajtur vetëm në Zvicër.
“Fillimisht u mërzita kur mbeta pa kontratë, por çdo gjë në jetë e ka një kuptim. Kjo më dha mundësi që të qëndroj më pranë familjes, veçanërisht babit i cili ishte shumë i sëmurë”, është shprehur Aliji për median zvicerane.
“Pasi më mbaroi kontrata me Virtus Entellan, vendosa të rikthehem te FC Baden për të qëndruar pranë familjes, si edhe për të mbajtur trupin në formë derisa të më ofrohet një kontratë tjetër”, ka deklaruar Naser Aliji, qëllimi i të cilit është një kontratë në Super League, ose e një klub ambicioz në “Challenge League”.
a.ç